
Një ditë pas nënshkrimt të marrëveshjes për patrullim të përbashkët të rrugëve kombëtare në Shqiperi, policët rrugorë kosovarë janë shfaqur në aksion së bashku me kolegët e tyre nga Shqipëria.
Patrullat e përbashkëta nisën punën në Kukës dhe në rrugën e re që lidh Kosovën me Shqipërinë.
Në cdo patrullë do të ketë një polic të Kosovës, i cili do të kryejë detyrën vetëm në rast se automjeti që ka shkelur rregullat e qarkullimit është me targa të Kosovës dhe policët shqiptarë nëse ai është me targa të Republikës së Shqipërisë.
Krahas sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, këto patrulla do të bëjnë edhe shoqërime në rastet kur nevojitet.
“Po vazhdohet intensivisht patrulli I segmenteve nga qafë morina në kalimash. Disa herë do të kontrollohen gjithë ata drejtues mjetesh që ecin me shpejtësi”, ka deklaruar Idriz Shehu, shef i policisë rrugore të Kukësit.
Patrullat e përbashkëta të policisë rrugore shqiptare dhe kosovare do të shtrihen edhe në rrugët e tjera në Shqipëri, sipas një plani masash që po hartohet nga drejtoria e rendit dhe sigurisë publike. Kjo skemë do të ketë afat deri në 15 shtator, kur marrëveshja përfundon.
Top Channel