FMN, BQE dhe BE kanë deklaruar se Greqia po zbaton reformat që i kishte si kusht për marrjen e ndihmës financiare për të dalë nga kriza.

Përfaqësuesit e këtyre organizmave ishin gjatë javës në Athinë për të vëzhguar pikërisht ecurinë e reformave dhe kanë dhënë vlerësime pozitive.

Sipas tyre, deficiti grek është më i ulët nga sa mendohej dhe qeveria Papandreu po kontrollon me kujdes shpenzimet.

Nga paketa e shpëtimit prej 110 miliardë eurosh, Greqia mori pjesën e parë në muajin maj, ndërkohë që pjesën e dytë do ta marrë në shtator, në vartësi të zbatimit të reformave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA