Drejtësia thyhet para politikës

17/06/2010 20:20

Edhe pse në fund të misionit “Euralius 2”, shefi i tij Roland Miklau është treguar i kujdesshëm për të folur hapur më në fund mbi asistencën tre vjecare të programit “Cards” të Bashkimit Europian në sistemin e drejtësisë shqiptare, jo vetëm për arritjet por edhe për cfarë mbeti pa u realizuar.

Roland Miklau iu referua një sërë asistencave për drafte dhe hartime ligjesh, shumë prej tyre të diskutuara edhe politikisht, sikurse ligji antimafia, ligji për oficerët e policisë gjyqësore, ai për administratën, apo ai i konferencës gjyqësore, që në fakt akoma qëndron pezull.

Edhe pse ekspertë të “Euralius 2” kanë ndjekur procese të bujshme sikurse ai për Gërdecin apo ai i Kalimashit, shefi i tij kur përmendi problemet e drejtësisë u përpoq të mos fliste për cështje konkrete.

“Por kjo nuk do të thotë që problemet me ligjet janë zgjidhur. Problemi i gjyqeve të zgjatura, i zvarritjes së tyre, performanca e avokatëve, vështirësia  për t’ia dalë me akuzat ndaj figurave të larta politike, për akuzat për korrupsion, të gjitha këto të japin ndjesinë se shteti i së drejtës është jo i plotë në Shqipëri”, ka deklaruar Miklau.

Ndërkohë, ambasadori i KE në Shqipëri, Helmut Lohan theksoi se sundimi i ligjeve duhet të bëhet me vizion të gjerë.

“Së dyti, nuk ka gjëra të tilla si sundimi I ligjit nga mazhoranca ose sundimi i ligjit nga opozita. Rregullat për të qeverisur në cdo vend duhet të përcaktohen me konsensusin e të dyja palëve, ose konsensusi politik në formën tradicionale është kushti i nevojshëm për progres”, ka pohuar Lohan.

Pasi përfundoi “Euralius 1”, “Euralius 2” operoi që prej 2007-ës me praninë e ekspertëve austriakë dhe gjermanë, sipas një fondi prej 4.5 milionë eurosh.

Top Channel