
Deklarata e dy krerëve të dy grupimeve kryesore në Parlamentin Europian, Joseph Daul dhe Martin Schultz, të cilët firmosën dorëzimin përballë politikës shqiptare, nuk ka ndikuar për të ndryshuar situatën në Shqipëri.(UPDATE)
Mazhoranca dhe opozita kanë vijuar akuzat e ndërsjellta, ndërsa kriza vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Kryeministri Berisha duke cilësuar si të padiskutueshme vendimet e gjykatës akuzoi pakicen parlamentare se prej muajsh po inskenon një plan që ka per qellim bojkotin e zgjedhjeve lokale.
“Që në momentin kur u shtrua kërkesa që binte ndesh me vendimet e gjykatës kam patur bindjen absolute se ka vetëm një qëllim që të mos merret pjese në zgjedhjet lokale dhe të behet do gjë për të penguar rrugën drejt integrimit”, u shpreh Berisha.
Por sipas socialisteve eshte kryeministri ai qe po minon kompromisin duke refuzuar te firmose paktin e ofruar nga nderkombetaret.
“Pas takimit në Strasburg mes Ramës dhe Berishës, janë zhvilluar edhe dy takime të tjera në Bruksel mes të dërguarve. Përfaqësuesi i Ramës ishte ok me marrëveshjen, por përfaqësuesi i Berishës i tha ‘stop’ asaj”, tha Ruci.
Shefi i qeverise nuk ka kursyer as dozat e ironisë ndaj opozites.
“Vjet deklarova me shaka se do te qëndroja edhe 35 vjet në këtë sallë, por po vazhduat në këtë mënyrë atëherë përgatituni të më shihni në atë kalë edhe për vite të tëra”, tha Berisha.
Ndërkohë Ruci duke i uruar kryeministrit që të ketë një jetë të gjatë biologjike, theksoi se jeta e tij politike mund të jetë e gjatë vetëm nëse punon mbarë dhe jo mbrapsht.
Gjate debatit mes dy perfaqesuesve me te larte te dy forcave politike eshte permendur gjate gjithe kohes fjala kompromis por shumica e opozita vijojne te jene ne ndara persa i perket hetimit te zgjedhjeve. Kryeministri ka shprehur gadishmerine per t’i dhene shumicen e komisionin hetimor, per zgjedhjet opozites, por ka lene qarte te kuptohet se per kutite nuk ka dikutim. Nga krahu tjeter opozita ka ritheksuar se nuk do te terhiqet nga qendrimi i saj per te kryer transparence te plote dhe jo te cale te procesit te nje viti me pare.
Nderkohe qe vendimi tjeter i shume debatuar per votimin e dekreteve te presidentit ne menyre te hapur eshte hequr nga kalendari i dites dhe shtyre per nje seance tjeter.
Top Channel