Capello kundër topit të botërorit
17/06/2010 13:10
“Jabulani është topi më i keq që kam parë ndonjëherë në jetën time”. Kështu është shprehur trajneri i Anglisë, Fabio Capello duke iu referuar topit të botërorit.
Ai ka nënvizuar se si sfera është e “tmerrshme” për futbollistët dhe portierët, pasi është e pamundur t’i ndiqet trajektorja.
“Nuk ka problem kur luhet me takime të shkurtra, por kur tentohet tw zgjatet gjuajtja është me të vërtetë e vështirë të kuptohet trajektorja. Është e vështirë edhe goditja në portë”, është shprehur Capello.
Top Channel