Berisha: Opozita t’i rikthehet traditës së bashkëpunimit

17/06/2010 11:20

Kryeministri Sali Berisha i bën thirrje Partisë Socialiste t’i rikthehet traditës të bashkëpunimit parlamentar.

Duke folur nga salla e kuvendit, Berisha garantoi opozitën se zëri i saj do të dëgjohet ndaj duhet të ulet të bashkëpunojë për reformat dhe ligjet e rëndësishme të këtij vendi.

“Opozita duhet të rikthejë traditën e dobishme, shumë të rëndësishme të bashkëpuinimit. Unë e garantoj atë se në këtë traditë, në këtë praktikë do të mund të gjejë të gjithë peshën dhe rolin e saj për vendin.Pushteti është një përpjekje e forcave politike për ta patur atë, por në një vend demokratik nuk ka më pushtet të përqendruar në një forcë dhe aq më pak në një njeri”, tha Berisha.

Në fjalën e tij Berisha dha vlerësimin më të madh për krerët e grupeve parlamentare të PE-së për ata që bënë përpjekje të medha per te zgjidhur problemin e qendrimit te PS ndaj zgjedhjeve, problemin e zgjidhjes se qendrimeve te saj ndaj institucioneve te vendit.


Zgjedhjet

Duke u ndalur te cështja e zgjedhjeve, Berisha theksoi se shumë veprime i ka kryer në respekt të opozitës për të përmbushur kërkesat e saj.

“Kam bërë cdo ofertë në lidhje me hetimin për zgjedhjet, në respektin tuaj. Që në momentin që bëtë kërkesë në kundërshtim me vendimet e gjykatës, kuptova se qëllim është mos hyrja në zgjedhjet lokale dhe pengim i proceseve integruese. Po bëhet një vit që në të gjitha sheshet, rrugët, ekranet, valët e vendit keni lakuar fjalën ‘kuti’. Ky është shërbimi më i madh që i bëni një qeverie”, u shpreh Berisha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA