Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do të kërkojë ndihmën e kreut të NATO-s Anders Fogh Rasmussen për plotësimin e kërkesave të palës shqiptare në Maqedoni.

Ahmeti dhe Rasmussen do të takohen të premten në Shkup, ku pritet të diskutohet mbi mbylljen e proceseve të Hagës, cështjen e Sopotit dhe zgjidhjen e cështjes së statusit të UCK-së.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, ndër të tjera Ahmeti do të shprehë edhe angazhimin e partisë së tij në proceset integruese.

Gjithashtu, gjatë takimit nuk do të anashkalohet as cështja e kontestit të emrit me Greqinë, që ka bllokuar integrimin e Maqedonisë në NATO.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA