Argjentina, gola dhe spektakël ndaj Koresë së Jugut

17/06/2010 15:25

Argjentina siguron një vend për në fazën e 1/16-ave pasi shkatërroi në ndeshjen e dytë të grupit Korenë e Jugut me rezultatin 4-1.

Skuadra e Maradonës trajner e nisi takimin vrullshëm duke e spostuar lojën në gjysmëfushën e kundërshtarëve, duke kaluar në avantazh në minutën e 16-të pas një autogoli të Park.

Më pas gjithcka erdhi në dishezë për kombëtaren bardhekaltër, e cila dyfishoi me Higuain në minutën e 33-të. Por 45 minutëshi i parë nuk u mbyll me kaq pasi Koreja e Jugut e rihapi takimin, duke u kujtuar argjentinasve me një gol të Lee se ekzistonin edhe ata në fushë.

Pjesa e dytë e takimit dhuroi edhe dy gola të tjerë për argjentinën ku Higuain e mori skuadrën për dore duke shenuar tre gola në këtë takim.

Me këtë rezultat Argjentina renditet në vendin e parë të Grupit B me 6 pikë, e ndjekur nga Koreja e Jugut me 3, ndërsa Nigeria dhe Greqia që nuk i kanë shijuar ende pikët, do të ndeshen në orën 16:00.  

Top Channel