Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i dergoi nje telegram ngushellimi familjes se aktorit të madh Bekim Fehmiu, të ndarë nga jeta një ditë më parë.

Sejdiu percjell ngushellimet e tij dhe thote se lajmi per shuarjen e aktorit me famë ndërkombëtare i ka prekur rende te gjithe.

Jehona e emrit te tij, thote presidenti, vepra kolosale kinematografike që la pas vetes na bën të jemi të bindur se ju do të gjeni forcë për ta përballuar dhimbjen e madhe. Bekim Fehmiu, vazhdon presidenti kosovar, është sinonim i artit filmik në këtë pjesë të Evropës, ndërsa vlera e veprës së tij është universale.

“Ai jetoi, punoi dhe iku si një artist i këtyre përmasave. Sejdiu e mbyll telegramin dhe fjalet: Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi. Zoti e bekoftë Bekim Fehmiun dhe familjen e tij”, shkruan Sejdiu.
 

Top Channel