Serbi, familja e Mlladic: Ratko ka vdekur
16/06/2010 15:45
Familja e Ratko Mlladic i ka bërë sërish kërkesë gjykatës serbe që ta shpallë atë zyrtarisht të vdekur.
Kërkesa është paraqitur nga avokati i familjes, i cili tha se të afërmit e 86 vjecarit prej vitit 2003 nuk kanë të dhëna për të.
“Edhe nëse do të ishte gjallë, Mlladic do të ishte shumë i sëmurë dhe nuk do të mbijetonte pa kujdes mjekësor”, ka deklaruar avokati.
Por autoritetet serbe kanë deklaruar se kërkesa në fjalë synon minimizimin e përpjekjeve për arrestimin e gjeneralit, që kërkohet për krime lufte, genocid dhe masakrën e Srebrenicës.
Top Channel