PS: Qeveria nuk lufton trafikun

16/06/2010 15:35

Partia Socialiste e ka vene theksin tek dështimet e qeverisë në planin e trafikut të qenieve njerëzore të raportuara sipas deputetes Vasilika Hysi edhe ne raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas deputetes socialiste, ministri Lulzim Basha duhet te jape llogari per situaten e papranueshme te krjuar ne vend, aq me teper qe lufta ndaj ketij trafiku eshte nje kusht per liberalizimin e vizave, duke lene menjane retoriken politike dhe arritjet e paqena ne luften ndaj krimit.

“Partia Socialiste i kërkon qeverisë shqiptare:
1      -Të  lërë mënjanë retorikat  lidhur me rezultatet e shkëlqyera të  luftës kundër trafikimit dhe shfrytëzimit kriminal të njerëzve, fëmijëve dhe grave dhe të marrë masa konkrete për parandalimin e ndikimit të faktorëve që nxisin këto trafiqe.
 2       -Të marrë masa reale dhe lehtësisht të matshme për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit,  shfrytëzimit për punë të detyruar dhe aktivitete ilegale;
3        -Të masë rezultatet e parandalimit të trafikimit me rastet reale të parandaluara dhe me numrin  e viktimave të mbrojtura realisht  dhe jo me rastet e proceduara”, tha Hysi.

Socialistet theksuan se keto rezultate te raportuara edhe nga Departamenti Amerikan jane mese normale duke patur parasysh qe dikasteri perkates drejtohet nga ministri sipas tyre me i korruptuar i nje kabineti te zhytur ne korrupsion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB