Në Prishtinë është zhvilluar në mbrëmje një takim joformal ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thacit dhe liderit të opozitës dhe kryetar i AAK-së Ramush Haradinajt.

Takimi, siç raporton BBC, është zhvilluar në ambientet e një restoranti gjatë një pritjeje private të organizuar me rastin e ditëlindjes së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell.

Thaci dhe Haradinaj, kanë qëndruar disa minuta bashkë kanë pasur një bashkëbisedim të shkurtër si dhe kanë bërë fotografi.

Në rrethin e ngushtë të këtij takimi kanë qenë edhe ambasadori britanik Andy Sparkes dhe ambasadori amerikan Cristopher Dell.

Ky është takimi i parë me tyre që prej kur qeverinë e Kosovës e drejton Hashim Thaçi dhe si i tillë cilësohet një takim i rëndësishëm, megjithëse takim joformal.

Top Channel