
Fitorja 1-0 ndaj Nigerisë që i ka siguruar një vend komod Argjentinës pas ndeshjeve të para në grupe, bën që Messi të flasë hapur në lidhje me lojën e tij tek skuadra bardhekaltër.
“Edhe unë e kam kritikuar veten për ndeshjet në fazën eleminatore por kritikat e të tjerëve kanë qënë të këqija dhe më kanë bërë të vuaj”, shprehet talenti i Barcelonës. Në një intervistë për Tyc Tv ai shton se ka fshirë gjithcka ndodhi në fazën eleminatore. “Nuk isha ai i Barclonës dhe kjo dukej por tani jam i qetë e i lumtur”, shton lojtari më i mirë i planetit.
Sipas tij, tashmë grupi është më i bashkuar pasi kritikat e kanë forcuar. “Edhe Maradona ka ndryshuar pasi në eleminatore ishte e vështirë të punoje në qetësi. Kur u mblodhëm për botërorin u vu re ndryshimi. Kam menduar gjithmonë se ky është momenti i duhur për ne. Kjo kombëtare mund të fitojë botërorin pasi kemi lojtarë që luajnë në skuadrat më të mira të botës”, vijon Messi.
Ai ka bërë edhe një koment për vuvuzelat duke thënë se nuk e ndihmojne skuadrën por duhet që të gjithë të mësohen me to.
Top Channel