Qeveria kosovare vendosi sot që të privatizojë 75 për qind të aksioneve të Postë Telekomunikacionit të Kosovës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave pjesa e mbetur e aksioneve, 25%, do të mbetet në pronësi të qeverisë.

Kryeministri Hashim Thaci deklaroi gjatë njoftimit se, qeveria e tij është e vendosur të favorizojë konkurrencën dhe tregun e lirë.

Burimet shtojnë më tej se rekomandimi për tenderimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së ka ardhur nga Komisioni Ndërministror.

Top Channel