Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski mund të zhvillojë një takim me homologun grek Jorgos Papandreu, në Bruksel.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave dy kryeministrat ndodhen në kryeqytetin belg në kuadër të vizitave zyrtare dhe po qëndrojnë në të njëjtin hotel.

Sipas burimeve, nëse takimi zhvillohet, në qendër të tij do të jetë cështja e emrit kushtetues, që po pengon hyrjen e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, kryeministri Gruevski do të takohet edhe me komisionerin për Zgjerimin, Shtefan Fyle.

Top Channel