
I ngrohti afrikan që ka pushtuar gjithë vendin do të na shoqerojë deri në fundjavë. Të dielën pritet të kemi ulje të temperaturave me pesë gradë celcius dhe reshje shiu në gjithë vendin.
Por ndryshimi i shpejte i temperaturave dhe i kushteve klimaterike, ndotja e ajrit dhe e ujit por edhe konsumimi i ushqimeve jo biologjike, ka sjelle nje rritje te numrit te personave qe preken nga alergjite dhjetevjecaret e fundit, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne shume vende te botes. Doktori i Shkencave Subi Musollari tregon se vitet e fundit vihet re se alergjiket jane me rezistence ndaj medikamenteve
“Alergjitë kanë një shtim 20 deri 30 përqind dhe kurimi është vështirësuar. Ndikon ndotja e jashtme, urbanizimi i qendrave e pakësimi i sipërfaqeve të gjelbëruara”, u shpreh Musollari.
Ne Shqiperi vihet re se eshte rritur % e femijeve por edhe te rriturve qe vuajne nga alergjite ne formen e asmes bronkiale, por edhe te alergjive te lekurës.
Top Channel