Elbasan, zjarrfikësit ankohen për rrugën

16/06/2010 10:45

Reparti i mbrojtjes nga zjarri ne qarkun e Elbasanit eshte pergatirur me njerëz dhe mjete për të përballuar një stinë të nxehtë, ku mund të ketë edhe zjarre.

Megjithëse së fundmi fatmirësisht nuk ka patur zjarre në pyje, punonjësit e këtij reparti thone se rastet e zjarrvenieve te qellimshme jane te shpeshta. Shpejtesia eshte primare per kete sherbim por rruga qe lidh repartin me rruget nacionale eshte thuajse e shkaterruar.

Riparimi i ketij segmenti eshte nje detyre e Bashkise se Elbasanit, detyre e cila nuk eshte realizuar.

Top Channel