VMRO/DPMNE, miting masiv për 20 vjetorin
15/06/2010 12:40
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski do të mbajë sot një fjalim me rastin e 20 vjetorit të krijimit të partisë së tij VMRO/DPMNE.
Gjatë fjalimit, që do të mbahet në një miting masiv që do të zhvillohet në Shkup, Gruevski pritet të japë mesazhe patriotike për popullin maqedonas.
Kreu i qeverisë pritet ta vërë theksin tek ruajtja e emrit dhe tek cështjet e integrimit evropian, pavarësisht dështimit të pritshëm në hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.
Mitingu në fjalë pritet të jetë gjithashtu një mesazh për opozitën maqedonase, e cila kritikon gjithnjë e më shumë qeverinë për trajtimin e cështjeve të brendshme.
Top Channel