
Dita e pestë e botërorit nuk është vetëm ajo e debutimit të Brazilit. Gjithnjë në Grupin G, një nga takimet më të ekuilibruara është edhe sfida Bregu i Fildishtë-Portugali.
Dy skuadra që të paktën synojnë vendin e dytë. Kjo ndeshje mund të konsiderohet edhe si një “play off” i parakohshëm.
Trajneri i luzitanëve, Queiroz, ka humbur rrugës Nanin, por ka Kristiano Ronaldon yllin e grupit, që kandidon për rolin e autsajderit. Trajneri e di rëndësinë e këtij takimi: “Është e rëndësishme të fitosh të gjitha ndeshjet. Të parët, të dytët apo të fundit. Por në kompeticione pikët e para dhurojnë stimuj e besim dhe ne do të bëjmë gjithçka për të marrë pikët në fillim. Por mund të them se marzhi i gabimit tonë nuk ekziston”, ka nënvizuar dje trajneri i “brazilianëve” të Europës në prag të ndeshjes me Bregun e Fildishtë.
Top Channel