Drogba sot në fushë me një mbrojtëse në krah

15/06/2010 13:45

Në shtëpinë e Bregut të Fildishtë, i cili është po aq ambicioz sa Portugalia, ka lajme të mira për trajnerin Sven Goran Erikson: Drogba mund të luajë që nga minuta e parë.

Sipas disa burimeve, sulmuesi 32-vjeçar mund të zbresë në fushë me një mbrojtëse në krahun e tij të djathtë, të dëmtuar që nga 4 qershori në miqësoren ndaj Japonisë.

Sipas FIFA-s, ylli i Kombëtares afrikane do të ketë nevojë për një autorizim të gjyqtarit të ndeshjes, uruguaianit Larrionda, që të përdorë mbrojtësen e tij. Drogba është operuar më 5 qershor dhe, me surprizën e mjekëve të tij, ka mundur të rikuperohet në një mënyrë shumë të shpejtë, edhe pse do të jetë në njëqind për qind të formës së tij vetëm për ndeshjen e fundit në grup, atë që Bregu i Fildishtë do të duhet të luajë kundër skuadrës së Koresë së Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA