Me qëllim rritjen e numrit të turistëve, Bullgaria ka vendosur të thjeshtësojë regjimin e vizave për Moldavinë, Ukrainën, Rusinë dhe Bjellorusinë.

Masa në fjalë hyn në fuqi nga dita e sotme, lajmërojnë agjencitë lokale të lajmeve.

Sipas burimeve, qytetarëve të këtyre vendeve viza e marrë për në Bullgari do t’u vlejë për një vit, ndërsa ata që kanë vizë vjetore do të mund të marrin vizë tjetër për 2 deri në 5 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA