Mudryak, mbretëresha e operës me një zemër gjysmë të sinqertë: “Interi është si Torando, por Kairat guxoi të pamundurën.”
Pas vjedhjes së parë të futbollistëve të Uruguajit pikërisht ndërsa luanin ndaj Francës, në botërorin që ka nisur këtë muaj, është regjistruar një tjetër incident i ngjashëm.
Këtë herë viktima e grabitësve ka qenë një grup xhirimi nga Zelanda e Re, të cilit iu morën të gjitha pajisjet me të cilat do të xhironin turneun mitik të futbollit. Në konferencën e shtypit ku reporterët morën pjesë, u detyruan të përdorin pajisje me qira, ndërsa për shkak të vjedhjes, kanë ndërruar edhe hotelin në Afrikën e Jugut.
“Nuk mund të presësh që ngjarje të tilla të ndodhin në hotelet e rekomanduara nga FIFA dhe të quajtura të sigurta. Mendoni se c’mund të bëhet në vendet e tjera”, tha gazetari neozelandez që humbi pajisjet e transmetimit satelitor.
Kjo grabitje ishte e fundit ndaj gazetarëve në Afrikën e Jugut. Më parë një grup xhirimi kinez u detyrua të lërë të gjitha sendet me vlerë nën kërcënimin e armëve ndërsa disa gazetarëve portugezë iu vodhën pajisjet në hotel.
Top Channel