Vlorë, banorët përplasen me Policinë Ndërtimore

14/06/2010 09:20

Përplasje mes banorëve dhe Policise Ndërtimore në Vlorë për shkak të vendimit për prishjen e disa banesave në zonën e Plazhit të Vjetër.

Forcat e policisë kanë shkuar sot në këtë zonë për të zbatuar vendimin për prishjen e disa banesave të ndërtuara pa leje, por ata kanë hasur në rezistencën e banorëve, të cilët nuk i kanë lejuar të shkatërrojnë godinat e ngritura. Ata shprehen se nuk do lejojnë që policia të shkatërrojë investimet e bëra.

Sipas tyre, banesat janë në proces legalizimi dhe ato nuk ndodhen në vijën bregdetare. Prej disa javësh policia ka nisur një aksion kombëtar për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit. Zona e parë e vënë në shënjestër ishte ajo e Ksamilit dhe e Sarandës ku nuk hasën në asnjë rezistencë.

Top Channel