“Trafiku njerëzor”, DASH: Nuk janë përmbushur standardet

14/06/2010 14:40

Departamenti Amerikan i Shtetit konstaton se Shqipëria është vend burim trafikimi për burra, gra e fëmijë, ndërsa theksoi se është i pranishëm prostituimi me forcë dhe puna e detyruar për minorenët.

Në raportin për trafikimin e njerëzve, DASH thekson se shumë vajza dhe gra detyrohen të ushtrojnë prostitucion në hotele private në qytetet e mëdha, ndërsa fëmijët të kryejnë punë të detyruar.

Po ashtu raporti vëren edhe shfrytëzimin e meshkujve shqiptarë në punë të rënda, sidomos në sektorin agro-bujqësor në Greqi dhe vende të tjera fqinje.

DASH tërheq vëmendjen se qeveria shqptare nuk ka përmbushur standardet për eliminimin e trafikut njerëzor, por megjithatë po bën hapa domethënës në luftimin e fenomenit.

“Qeveria vijoi të zhvilloje kapacitetet e saj për identifikimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikut si dhe  coi para drejtësisë kriminelë të trafiku të seksit. Zyrtarët qeveritarë kanë rritur vëmendjen publike ndaj trafikut, megjithatë shqetësese mbetet mbrojtja e viktimave që kanë dëshmuar kundër trafikantëve”, thuhet në raport

Top Channel