Kosovë, të rinjtë kërkojnë ndryshimin e prefiksit

14/06/2010 19:45

Aktivistë të Lëvizjes Rinore për Bashkim zhvilluan një aksion sot në Prishtinë. Të vendosur pranë godinës së qeverisë, ata i drejtuan një thirrje kabinetit Thaci, që Kosova të braktisë prefiksin serb dhe të përdorë atë të Shqipërisë 355.

Aktvitstët vendosën pankarta dhe shpërndanë fletushka, po ashtu për të ndërgjegjësuar edhe qytetarët, sepse sipas tyre prefiksi serb 381 i kushton miliona euro buxhetit të Kosovës.

Nëse merret prefiksi shqiptar, atëherë këto para sipas tyre do të mbeten brenda kombit. Sipas Lëvizjes Rinore për Bashkim, heqja e prefiksit 381 do të shkëpuste edhe një lidhje tjetër të Kosovës me Serbinë.

Organizata e të rinjve kërkon nga qeveria e Kosovës që të fillojë pa asnjë vonesë bisedimet me organet përkatëse të Republikës së Shqipërisë për shfrytëzimin e përbashkët të kodit telefonik shqiptar.

Lëvizja Rinore për Bashkim njofton se parrulla me këtë kërkesë janë vënë edhe në qytete të tjera të Prishtinës.

Top Channel