Veber penalizohet 5 vende

13/06/2010 17:50

Mark Veber humbet 5 vende në startin e Çmimit të Madh të Kanadasë që starton në orën 18:00.  Ka pasur probleme me kampionin australian të skuadrës së Red Bull i cili një ditë më parë bëri një paraqitje të mirë në provat zyrtare dhe u rendit në vendin e dytë, por pas kontrolleve teknike të bëra, drejtuesit e skuadrës së tij kanë vënë re një problem në kambio.

Si rrjedhojë makinës së Veberit i është ndryshuar kambio pak përpara fillimit të kësaj gare dhe në bazë të rregullores ai do të penalizohet me pesë pozicione dhe do të nisë garën nga vendi i shtatë pas Felipe Masës.

Menjëherë përfitojnë nga një pozicion dy pilotët që ishin pas tij, Sebastian Fetel që ngjitet në vendin e dytë dhe Fernando Alonso i cili do të startojë nga vendi i tretë. Ndërkohë i pari mbetet Ljuis Hamilton me McLaren.

Top Channel