
Në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin D, afrikanët e Ganës kanë mundur Serbinë me rezultatin minimal 1-0.
Ashtu si edhe në ndeshjet e tjera që kemi parë këtë botëror, edhe në këtë ndeshje skuadrat kanë luajtur të kujdesshme, duke mos lënë shumë hapësira pas për kundërshtarin. Pjesa e parë e takimit, ku ballkanasit kishin një epërsi të lehtë u mbyll në barazim 0-0.
Në fraksionin e dytë, serbët mbetën me 10 lojtarë pasi në minutën e 74 të takimit Aleksandar Lukoviç u ndëshkua me kartonin e kuq, pas marrjes së dy të verdhëve radhazi. Kaq mjaftoi për ganezët të cilët duke shfrytëzuar edhe epërsinë numerike fitojnë një 11-metërsh në minutën e 84. Penalltia e akordua i besohet Gian Asamoah, i cili nuk gabon duke i dhënë 3-pikëshin kombëtares së tij.
Në orën 20:30 luhet ndeshja e dytë e Grupit D, ajo mes Gjermanisë dhe Australisë.
Top Channel