TIA: Kompanitë të respektojnë ligjin

11/06/2010 16:20

Edhe pse në Shqipëri ekziston një ligj për portabilitetin e numrit të telefonit, ai nuk vihet në zbatim nga kompanite celulare ne vend.

‘Transparency International Albania’ dhe Zyra per Mbrojtjen e Qytetarit kerkojne nga Agjensia e komunikimit Elektronik dhe Postar te zbatoje ligjin dhe konsumatoreve shqiptare t’u ofrohet ky sherbim qe do te sjelle edhe ulje te tarifave te komunikimit.

Ligji per portabilitetin e numrit i mundeson cdo perdoruesi te nje numri celular qe per te njejtin numer, pa u dashur ta ndryshoje, mund ta perdore ne kompani te ndryshme duke perzgjedhur oferten me te mire qe hidhet ne treg.

Top Channel