Rusia: Nuk i shesim më raketa Iranit

11/06/2010 17:20

Rusia nuk do t’i shesë më raketa Iranit, duke respektuar kështu sanksionet e miratuara së fundmi ndaj Teheranit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Garancinë ia ka dhënë kryeministri rus Vladimir Putin, presidentit francez Nicolas Sarkozy, gjatë një takimi në pallatin Elize.

Ditën e mërkurë, Këshilli i Sigurimit vendosi me 12 vota pro aplikimin e sanksioneve të reja ndaj Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.

Por Irani reagoi duke deklaruar se sanksionet e OKB-së nuk do ta ndalin pasurimin e uraniumit, duke e cilësuar rezolutën e KS si një “mbeturinë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA