Në 132 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizreni, në këtë qytet nuk është festuar por është protestuar.

Iniciativa e lëvizjes “Vetvendojsa” ishte që qyteti të mbushej i tëri me flamuj kuqezi pas asnjë flamur të Kosovës. Në disa parrulla të tyre thuhej, “Gjykata Kushtetuese, Gjykata Shkombëtarizuese”, “Himni i Sejdiut është servilosja apo “Flamuri i Thaçit është korrupsion”.

Marshimi i “Vetvendosjes” nisi nga shatërvani drejt shtëpisë së bardhë, ku dhe kanë vendosur emblemën duke përfunduar para objektit të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

“Jemi mbledhur këtu në kryeqytetin politik të kombit shqiptar për të demonstruar kundër sulmit që poi  bëhet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nëse sot na rrezikohet Lidhja e Prizrenit kjo vjen sepse nuk kemi udhëheqës politike si ata të Lidhjes së Prizrenit”, tha gjatë fjalës së tij aktivisti i “Vetvendosjes”, Glauk Konfjuca.

Në përfundim të protestës, policia arrestoi 6 aktivistë të “Vetvendosjes”. Burime pranë saj pohojnë se në veturën e këtyre të fundit u gjetën flamuj të Kosovës, Turqisë, SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë dhe BE-së. Policia dyshon se flamujt e huaj janë larguar prej aktivistëve nga rrugët e Prizrenti, duke i zëvëndësuar ata me flamurin kuqezi.

Komuna e Prizrenit pati miratuar statutin e komunës më 15 dhjetor të vitit 2008 ku në nenin 7 rregullohej çështja e emblemës komunale. Emblema e komunës është shtëpia e “Lidhjes së Prizrenit” e rrethuar me fjalët 1878, Prizren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA