Kupa e Botës mbyll para kohe Parlamentin Serb

11/06/2010 20:20

Kupa e Botës është një nga evenimentet më të ndjekur të planetit, madje ka vende që mbyllin edhe institucionet zyrtare në mënyrë që askush të mos privohet për të ndjekur ndeshjet në televizor.

Parlamenti i Serbisë është mbyllur për një muaj, kohë kur do të luhet botërori në Afrikën e Jugut. Në fakt është televizioni publik (Rts) ai që do mbyllë parlamentin pasi nuk ka mundësi që në të njëjtën kohë të transmetojë seancat dhe ndeshjet.

Padyshim që nisma ka gjetur edhe mbështetjen e deputetëve, të cilët kanë mundësi t’i shikojnë ndeshjet të pashqetësuar nga seancat. Serbia bën pjesë në Grupin D të botërorit bashkë me Gjermaninë, Ganën dhe Australinë. Konfirmimin për mbylljen e seancave parlamentare e ka bërë zëdhënësi i këtij institucioni, SlavicaDjukic-Dejanovic.

Top Channel