Klinton takim me Mahmud Abas

11/06/2010 00:45

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton do të presë në një takim pas disa orësh presidentin e Autoritetit Palestinez dhe mbretin e Jordanisë, Abdullah për të diskutuar mbi situatën e në Lindjen e Mesme.

Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli. Presidenti Abas ndodhet në Uashington për të zhvilluar bisedime me autoritetet amerikane mbi situatën më të fundit të krijuar në Lindjen e Mesme pas sulmit izraelit ndaj flotës me ndihma humanitare për palestinezët e Gazas.

Abas gjatë vizitës së tij në Uashington takoi edhe presidentin Obama me të cilin diskutoi mbi proçesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA