Peshkopi serb Teodosije thotë se Kisha ortodokse serbe kundërshton vendosmërinë e KFOR-it që Policia e Kosovës të sigurojë mbrojtjen e kishave dhe manastireve serbe, duke thënë se nuk ka besim në policët e Kosovës.

Në një letër të komandantit të KFOR-it Markus Bentler dërguar peshkopit të Lipjanit Teodosije, ai ka përsëritur vendosmërinë që sigurinë e manastirit të Goriçit në Istog dhe Budisavc të Klinës në vend të ushtarëve të KFOR-it ta marrin përsipër pjesëtarët e policisë së Kosovës.

Teodosije në një intervistë për gazetën “Politika” thotë se përvojat nga viti 2004 me Policinë e Kosovës “nuk janë aspak të mira”, sepse sipas tij nuk kishin penguar shkatërrimin e kulteve serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA