Gates: Irani, 1-3 vjet për bombën atomike

11/06/2010 18:45

Iranit mund t’i duhet nga 1 deri në 3 vjet për t’u pajisur me armë bërthamore, prandaj ka ende kohë për të bërë presione mbi Teheranin.

Deklarata është bërë sot në Bruksel nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.

“Shumë janë të bindur se Irani nuk do të mund të ketë armë atomike para një ose dy vjetësh. SHBA janë të zhgënjyera nga vendimi i Turqisë për të votuar kundër sanksioneve në OKB”, ka pohuar Gates.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA