Botërori, vdes stërmbesa e Mandelës

11/06/2010 10:35

Hapet me një histori të hidhur kampionati botëror i futbollit në Afrikën e Jugut.

Ngjarja e rëndë ka prekur Nelson Mandelen, stërmbesa e të cilit ka vdekur në një aksident rrugor pasi mori pjesë në koncertin në vigjilje të nisjes së evenimentit sportiv. Për shkak të kësaj ndodhie te trishtë nuk dihet nëse Nelson Mandela do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Botërorit.

Stërmbesa e liderit afrikano-jugor, Zenani 13 vjec ishte në makinë dhe po kthehej nga koncerti i zhvilluar në stadiumin Orlando. Viktimë e aksidentit mbeti vetëm kjo vajze, ndërsa sipas policisë plagë ka marrë edhe ish-gruaja e presidentit afrikan Winnie Madikizela-Mandela. Fajtor për aksidentin duket se ka qenë shoferi, i cili është arrestuar dhe është akuzuar për vrasje me dashje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA