Berisha: Rama nuk e pengon dot integrimin

11/06/2010 09:35

Kryeministri Sali Berisha premton nga Korca rritjen e pagave dhe pensioneve në korrik.

Gjatë inaugurimit të një shkolle të mesme profesionale, kryeministri theksoi se në 5 vitet e fundit për arsimin ka patur transformime të mëdha, ndërsa theksoi se në të ardhmen do të ketë kompjuter për cdo fëmijë.

Duke folur për situatën politike, Berisha deklaroi se Rama nuk e pengon dot integrimin e Shqipërisë, ndërsa sipas tij pinjollët e bllokut shpifin e trillojnë për rrugën evropiane të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA