“Rally Albania” mbyll etapën e tretë

11/06/2010 01:15

“Rally Albania” zhvilloi edhe etapën e tretë të saj ditën e enjte. Pilotët pjesëmarrës zhvilluan një tjetër garë të gjatë dhe të vështirë siç ishte ajo Himarë-Pogradec.

Itinerari prej 398 km e gjatë kishte disa ngjitje malore që vinte në provë forcën fizike të pilotëve dhe përfundoi në brigjet e Liqenit të Ohrit.

Në përfundim të kësaj etape u shpallën edhe fituesit për të gjitha kategoritë. Për makina, konfirmohet Renti Sina që fitoi edhe këtë etapë pas së parës. Në vendin e dytë u gjend Almir Dervishaj, ndërkohë që vendi i tretë i takoi pilotit italian, Xhanluka Meluci.

Në kategorinë e motorëve, gjithçka foli italisht, pasi të 3 vendet e para u pushtuan nga të zakonshmit, Filoza, Kozentino dhe Lukeze që u renditën respektivisht në vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Përsa i përket motorëve “Quad”, edhe në këtë kategori nuk ka ndonjë emër të ri mes fituesve. Fitues i etapës së tretë të kësaj kategorie u shpall Marko Jager, që la pas tij 5 herë fituesin e Rally Dakar, Jozef Maçacek në vendin e dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi pilotit shqiptar të “Yamaha Raptor”, Endri Prespa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA