“Në gojë të krokodilit hedhim valle”

11/06/2010 19:50

Një këngë komuniste dikur në Shqipëri kremtonte vallen “në gojë të ujkut ne vallëzojmë”, por tani shqiptarët po kërcejnë në gojë të krokodilit.

Kështu shkruan gazeta prestigjoze “The Economist”, e cila komenton krizën politike që ka përfshirë vendin.

Në maj, zyrtarët evropianë thirrën kryeministrin Berisha dhe kryesocialistin Rama në restorantin “Crocodile”, në Strasburg, për të zgjidhur krizën politike dhe gazeta ironizon pikërisht me këtë fakt.

“Të kërcesh por të mos lëvizësh”, thuhet në shkrimin e “The Economist”, e cila kujton se si PS bojkotoi Parlamentin dhe u fut në grevë urie.

Ajo citon edhe deklaratat e Berishës se nuk ka prova për vjedhje votash, por nënvizon se një kuti e hapur tregoi se është votuar në vend të emigrantëve.

“Shqipëria rrezikon me këtë situatë heqjen e vizave dhe afrimin me BE, gje që nëse nuk arrihet dy liderët do të akuzojnë njëri-tjetrin”, shkruan gazeta prestigjoze.

Top Channel