Suedi, emigrantët trazira në kryeqytet

10/06/2010 01:55

Për dy netë rresht grupe emigrantësh kanë trazuar qetësinë e qytetit suedez, Stokholm.

Të rinjtë kanë djekur nga themelet ndërtesën e një shkolle, kanë qëlluar me gurë forcat e rendit dhe kanë sulmuar një stacion policie.

Telashet në një nga lagjet e Stokholmit, e populluar kryesisht nga emigrantë, nisën të hënën kur një grupi adoleshentësh iu ndalua hyrja në një shkollë vallëzimi. Mënjëherë pas kësaj dhjetra të rinj nisën të thyenin xhamat dhe të shkatërronin ambientet e brendshme të godinës si dhe u vunë zjarrin makinave pranë. Dy persona u ndaluan prej policisë të cilët më vonë u lanë sërish të lirë.

Në shënjestrën e gurëve të tyre ranë edhe makinat e zjarrfikësve që për këtë arsye nuk arritën dot në kohë që të shpëtonin godinën e shkollës nga djegia.

Lagja “Rinkebi” strehon një numër të madh emigrantësh të brezit të parë apo edhe të dytë, shumica e tyre vijnë nga Somalia dhe për këtë arsye lagja njihet ndryshe edhe si “Mogadisho i Vogël”.

Tënsionet në “Rinkebi” nuk e lanë indiferente qeverinë suedeze. Kryeministri Fredrik Reinfild parlajmëroi se situata duhet të vihet menjëherë nën kontroll, pasi në të kundërt, sipas tij, pasojat për banorët e zonës kanë për të qenë serioze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA