Obama: Ndihmë Gazas

10/06/2010 02:50

Presidenti amerikan, Barak Obama deklaroi se SHBA do të kontribuoje me anë të një shume financiare të konsiderueshme, si dhe do të punojë me Izraelin për heqjen e embargos ndaj territoreve palestineze.

Në një fjalim mbajtur nga Shtëpia e Bardhë, Obama tha se Uashingtoni planifikon akordimin e një ndihme prej 400 milion dollarësh në formë ndihme për palestinezët që ndodhen nën bllokadën izraelite. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se SHBA planifikon bisedime me Izraelin për heqjen e embargos ndaj palestinezëve të Gazas.

“Në kuptojmë dhe pranojmë të drejtën e Izraelit për të ndalur furnizimin e Gazas me armë, por mekanizma të reja duhet të aktivizohen për të lejuar mbërritjen e ndihmave dhe të mirave materiale për palestinezët e Gazas, pa qënë nevoja e shkaktimit të një tjetër incidenti”, tha Obama.

Presidenti amerikan përsëriti se e vetmja zgjidhje për një paqe të qëndrueshme në rajon mbetet krijimi i një shteti palestinez, krah për krah me një Izrael të sigurtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA