Nafta, Obama pret familjarët e viktimave
10/06/2010 12:00
Familjarët e 11 viktimave të shpërthimit në platformën e naftës “Deepwater Horizon”, që më 20 prill shkaktoi katastrofën më të rëndë ekologjike në historinë e SHBA, do të takohen sot me presidentin Barack Obama.
Takimi do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë dhe sipas zëdhënësit Robert Gibbs, kreu i shtetit do të dëgjojë opinionet e të ftuarve mbi gjëndjen e sigurisë në platformat e naftës.
Më herët presidenti Obama ka deklaruar se do të ndëshkojë rëndë kompaninë “British Petroleum” për dëmin e paprecedent ekologjik që i ka shkaktuar Gjirit të Meksikës.
Top Channel