Nafta, bien ndjeshëm aksionet e “BP”

10/06/2010 10:35

Aksionet e “British Petroleum” kanë rënë me 12% në bursën e Londrës, për shkak të frikës nga deklarata e presidentit amerikan Barack Obama, se do të vendosë ndëshkime të rënda ndaj kompanisë.

Kjo do të thotë se cmimi i aksioneve të gjigandit të naftës janë pothuajse përgjysmuar që kur filloi derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës, më 20 prill.

Cmimi për aksion të “BP” u hap me 345 pensë, niveli më i ulët që prëj 1997-ës, para se të arrinte në 370 pensë pak momente më vonë.

Rënia e fundit vjen për shkak të frikës së dëmtimit të reputacionit të Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara.

Në deklaratën e tij të fundit, presidenti Obama sugjeroi që kompania e naftës t’u paguajë përfitimet e papunësisë mijëra punëtorëve që kanë mbetur pa punë pas moratoriumit kundër shpimit për nxjerrjen e naftës në det.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA