Cameron, vizitë surprizë në Afganistan

10/06/2010 10:40

Kryeministri britanik David Cameron ka mbërritur në Afganistan, duke bërë kështu një vizitë surprizë, të paparalajmëruar.

Bëhet fjalë për udhëtimin e parë të Cameron në këtë vend që prej zgjedhjes së tij në muajin maj.

Në një konferencë për shtyp në Kabul, Cameron tha se cështja e Afganistanit është prioriteti numër 1 i tij.

Ai bëri të ditur se 67 milionë paund shtesë do t’u sigurohet trupave britanike, për të luftuar kërcënimin e bombave artizanale që vendosen anës rrugës.

Gjithashtu, shuma të tjera do të jepen për trajnimin e ushtrisë dhe policisë afgane, ka siguruar Cameron presidentin afgan Hamid Karzai.

“Afganistani ka qenë cështja më e rëndësishme e politikës së jashtme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”, ka deklaruar Cameron.

Muajin e kaluar ai u takua me Karzain në Londër dhe të dy u shprehën se donin të përforconin më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA