Afganistan, talebanët vrasin djalin 7-vjecar

10/06/2010 11:00

Një djalë afgan 7 vjec i cili spiunonte për qeverinë është vrarë nga talebanët.

Mësohet se ky fëmijë që tregonte detaje për armiqtë është kapur dhe ekzekutuar pa u menduar gjatë nga forcat talebane.

Njoftimi për ekzekutimin është bërë nga Daud Ahmadi, një zëdhënës lokal. Për këtë ngjarje talebanët nuk kanë dhënë komente. Gjithësesi ky akt është në kundërshtim me kodin e shpërndarë nga Mullah Omar. Lideri i lëvizjes i ka kërkuar luftëtarëve të tij që të mos preknin civilët dhe të rroknin zemrat dhe mendjet e fshatarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA