Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak ka deklaruar se pas vendimit të GJND-së për pavarësinë, për Serbinë do të ketë perspektiva të reja.

Sipas tij, Beogradi do të mund të kërkojë sërish hapjen e bisedimeve për statusin dhe për këtë mund të gjejë mbështetje në radhët e Këshillit të Sigurimit.

“Serbia mund të reagojë duke kërkuar miratimin e një rezolute të re të OKB-së, përmes të cilës mund të kërkojë bisedime të reja për statusin e Kosovës. Dhe në radhët e Kombeve të Bashkuara ajo mund të gjejë fare lehtë përkrahje”, ka pohuar Lajcak.

Sllovakia është një ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk pranon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA