Fuere: Shkupi të zgjidhë problemet e brendshme
09/06/2010 16:55
Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere ka zgjedhur të mos komentojë zërat se, në samitin e 17 qershorit Maqedonia mund të mos marrë një datë për nisjen e negociatave për anëtarësimin në Unionin Evropian.
Fuere i ka bërë thirrje qeverisë së Shkupit që të fokusohet në zgjidhjen e një sërë problemesh që ka Maqedonia, si rritja e efikasitetit të administratës publike, sigurimi i dialogut politik dhe rritja e pavarësisë së gjyqësorit.
“Kam kujtuar autoritetet se kanë ende kohë për të bërë këto përmirësime”, ka deklaruar shkurt Fuere.
Në Maqedoni qarkullojnë zëra se në samitin e 17 qershorit vendi nuk do të marrë datën e hapjes së negociatave për shkak të kontestit të emrit me Greqinë.
Top Channel