
Ne France ka nisur gjyqi ndaj punonjesit të bankës ‘Societe General’, i cili i shkaktoi kësaj banke nje humbje prej 5 milardë euro.
I akuzuari tha në gjyq se nuk është ai që duhet të paguajë fajin e gjithe sistemit.
33-vjecari fajësohet nga drejtuesit e bankës se ka mbyllur marrëveshje pa dëgjuar mendimin e bordit.
“Unë veprova në transparencë të plotë me punëdhënësit e mi”, thotë i akuzuari.
Në një libër publikuar muajin e kaluar, ky person ka deklaruar se drejtuesit e bankës mbyllën njërin sy gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve fitimprurëse, por kur u regjistruan humbje ata reaguan menjëherë.
Gjyqi që pritet të zgjasë minimumi tre javë mund ta ndëshkojë këtë person me 5 vjet burg si dhe me një gjobë të majme.
Top Channel