F1, Massa tek Ferrari deri në 2012-ën
09/06/2010 16:40
Ferrari ka zgjatur kontratën e Felipe Massa-s deri në fund të sezonit 2012. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuderia kokëkuqe.
“Jam i lumtur të kem mundësinë të garoj për Ferrarin edhe për dy sezonet e tjera”, është shprehur Massa në faqen e internetit të Ferrarit.
“Felipe është pjesë e Ferrarit prej një 10 vjeçari dhe së bashku me ne është rritur si pilot dhe si njeri, duke kaluar momente të vështira dhe duke na dhënë shumë gëzime”, ka komentuar, Stefano Domenicali.
Top Channel