Ahmadinejad: Sanksionet e KS, mbeturina

09/06/2010 20:55

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka reaguar pas miratimit të sanksioneve shtesë ndaj Iranit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

“Rezoluta e aprovuar sot nga Këshilli i Sigurimit kundër Iranit është e pavlerë, është për t’u hedhur në koshin e mbeturinave”, ka deklaruar Ahmadinejad.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm izraelit, Dany Ayalon, në një intervistë për CNN e ka cilësuar vendimin si “një moment historik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA