Afrikë e Jugut, gazetarët vidhen në hotel

09/06/2010 16:20

Disa gazetarë spanjollë dhe portugezë janë vjedhur natën e shkuar në dhomat e tyre të hotelit në Magaliesburg, në Afrikën e Jugut.

“Siguria e botërorit fillon të ngjallë shqetësim, që përpara se evenimenti të fillojë”, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Hajdutët kanë hyrë rreth orës 04:30 në hotel ku ndodhen gazetarët që ndjekin kombëtaren portugeze në Magaliesburg, 120 kilometër nga Johanesburgu, duke grabitur disa dhoma.

Ndërkohë një fotograf portugez u kërcënua me pistoletë në kokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA